Meta mesazh Ramës: Thirri mendjes! Mos derdh gjak shqiptari. Nuk të shpëton as kartela …

0
138

Presidenti Ilir Meta në një ndërhyrje direkte me Çim Peka Live, i është përgjigjur kryeministrit Rama që ti thërrasë mendjes dhe të mos prekë votën e shqiptarëve dhe të derdhë gjakun e tyre. Thirrja e Presidentit erdhi pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë ku u plagos një simpatizant i PD-së dhe reagimit të Ramës ku i bënte thirrje Metës të mos e politizonte ngjarjen.

‘Unë nxis dhunë? A e mbani mend se çfarë i tha Damianit: ‘Forca Damian, tërmet, tërmet’

Tani unë po iki në Kavajë dhe i kam ftuar të gjithë të ruajnë qetësinë.

Po mbajmë shënim të gjithë emrat e tyre që kanë shkaktuar  incidentin në Kavajë.

Policia ti lejë përrallat për motive të dobëta.

Dy netë më parë u krijua një përplasje edhe në Sauk me njerëz të dërguar nga Bashkia e Tiranës, dhe nuk u bë zhurmë pasi i këshillova që të ruanin qetësinë.

Po tani ngjarja sot në Kavajë është një provokim i qartë.

Ne e dimë se sa ka vuajtur Kavaja me banditët me 6 emra që ua ka vendosur në kurriz Rama.

Unë i them, Edi Rama hiq dorë nga prekja e zgjedhjeve.

Edi Rama do japësh llohari për çdo pikë gjaku shqiptari dhe nuk do të të vlejë kartela shëndetësore.

Dhe jam i sigurtë që me gjithë përpjekjett për të frikësuar qytetarët, pavarësisht nga sistemi i urryer i patronazhistëve që do trondisë edhe Evropën dhe NATO-n, pasi prek sigurinë kombëtare,  pasi ato mund të vidhen dhe të përdoren lehtësisht edhe nga krimi ndërkombëtar.

Edi Rama mblidh mendjen!

Respekto kodin zgjedhor sepse nuk është shaka.

Edi Rama ka liruar kriminelët nga burgu për të kërcënuar qytetarët.

Për cilën drejtësi flet ai, për të 7-tin në Durrës dhe të 17-tin në Tiranë.

Për cilin drejtësi po flet për atë që zvarriti 4 vite për dosjen e Shijakut dhe të Dibrës, që i ka kapur për fyti.

U ka vënë patroazhistë edhe prokuroëve dhe gjyqtarëbe që kë kanë të dashur, u vë edhe përgjues në krebat, edhe poltikanëve të opozitës.

Do ketë fakte të tjera. Mos ki merak. Presidenti ka të drejtë të nxjerrë dekrete dhe nuk do jetë mirë për të.

Dekretet e Presidentit do ti zbatojë populli i 2 marsit.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here