Sot ulet avioni i parë në Kukës, Basha: Emigracioni masiv nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral…

0
108

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Kukësi nisur edhe nga lajmi se ditën e sotme do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, teksa e cilësoi si një marifet elektoral, tha se kjo nuk do të zgjidh problemin e emigracionit masiv në vend.

”Emigracion masiv i djemve dhe vajzave të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral. Mijëra kuksianë dhe shqiptarë e dinë se do të vazhdojnë të largohen bijtë e tyre nëse Shqipëria nuk ndryshon e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin është të votohet koalicioni për Ndryshim”,- tha Basha.

Ditën e sotme do të zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës. Avioni “Air Albania” do të nisen nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here