I vihet zjarri automjetit të kreut të grup-seksionit, reagon PD: Vepër kriminale me prapavijë politike

0
76
Partia Demokratike, dega Vau-Dejës, dënon  aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike Shelqet Bashkia Vau-Dejës, Ariston Drini.
Reagimi i plote

“Jemi të bindur se ky krim i shëmtuar e banditesk është vepër kriminale me prapavijë politike.

Aktet e dhunës dhe terrori i ushtruar në kulmin e fushatës elektorale janë dëshmi e qartë e presioneve dhe kërcënimeve ku zyrtarë të veshur me pushtet po ushtrojnë në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Kryetarin tonë te grupseksionit dhe familjaret te tij.

Keto akte te shemtuara dhe kriminale nuk mund të përulin e dobësojnë shpirtin demokrat të Familjes Drini e të asnjë familje demokrate e atdhetare në Bashkinë tonë.

Partia Demokratike është më e fortë se kurrë për tu përballur me krimin dhe do të dalë fitimtare.

Asgjë nuk na ndalon në betejën tone për ditë më të mira , në betejën tonë kundër krimit shtetëror, në betejën tonë kundër plaçkitësve dhe zjarrvënësve  të cilët po përdoren nga kandidatë kriminel.

Dega e PD Vau Dejës, i bën thirrje organeve ligjzbatuese, policisë dhe prokurorisë të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të shëmtuar që prish klimën e fushatës elektorale në zonë, por nga ana tjetër kërkon ndalimin e personave përgjegjës dhe të marrin dënimin që parashikon ligji.

Presione të tilla dhe këto sulme vandale ndaj pronës private, nuk janë as më shumë e as më pak por dëshmi i frikës që ka përfshirë kundërshtarët politikë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 Prillit”, shkruhet në reagimin e PD-së, dega Vau-Dejës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here