Gazeta zviceriane plas bombën: Rama si pasha në luks me avionin e Erdoganit, shqiptarët në mjerim

0
214

 Gazeta zvicerane autoritare Neue Zurcher Zeitung ka sjell një reportazh të zymtë për qeverisjen e Edi Ramës.

Në shkrim thuhet se Rama po sillet si një pasha që jeton në luks, teksa një e katërta e popullsisë jeton në varfëri ekstreme.

Jo vetëm kaq, por avioni që përdor Rama i është vënë atij në dispozicion nga lideri turk, Erdogan.

Sipas gazetës, shteti është në duart e një grushti oligarkësh.

‘Partnerët më të afërt të politikës së jashtme të Ramës sot janë dy udhëheqës po aq autoritarë – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti turk Taip Erdogan, i cili i ka vënë në dispozicion Ramës një avion VIP prej 90 milion dollarësh. Lideri socialist shqiptar jeton në një vilë moderne si një bunker në periferi të Tiranës.

Buzëqeshja tërheqëse e Ramës i ka lënë vendin asaj të një pashai të zymtë, të kotë, që dikur besonte te shteti. Por ju e njihni këtë nga paraardhësit e tij në vend,’ shkruan gazeta, Neue Zurcher Zeitung .

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here