Dibrani degjeneron kandidatët e PS-së në fushatë: E keni rrejt, e keni masakru kët popull, o ku ku nona…

0
875

Propaganda e fushatës elektorale i ka dalë nga duart Rilindjes në Bulqizë. Teksa ish-kryebashkiaku Melaim Damzi, tashmë kandidat për deputet i PS po i prezantonte militantëve programin e tij, fjala iu pre nga një qytetar i cili nisi ta qortonte para të gjithëve. Burri mori mikrofonin në dorë dhe nisi t’ia rreshtonte të gjitha një për një po ashtu edhe Lavdim Krrashit.

“Po do të them i gjo, unë dua që kur të vini ju për vota, se ne jemi popull. Në radhë të parë deputeti që ju keni në krah, ka qenë 4 herë kryetar bashkie. Na ka premtu, jo mu. Popullit. Do t’u bëj kanalet e ujërave të zeza dhe do t’ju bie ujë të pijshëm. Jo që nuk boni kanale e nuk solli ujë të pijshëm por nuk u pa fare. Nuk e di nga ishte, nga shkoi, çfarë bëri. Por na rreni mor, 4 vjet a ju pru ujë? Apo po rrej? A keni ndërmend me e ndihmu kët popull, apo vini këtu e i thoni këtij populli “vizion”, kto ngelën stop. Ne jemi popull, taksapagues. Punoni për kët popull, se s’keni punu për 8 vjet. Ma dha mu mikrofonin nuk ta dha ty. Mos ma kini merak se ti ke ardh për të rre’. Ok po e lej për të respektu katunarët e mij, por që e keni rrejt kët popull, e keni masakru kët popull, o ku ku nona… ”-i thotë ai ndër të tjera./JOQ Albania

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here