‘Bashkohuni o rini të heqim të keqen…’/ Mesazhi i ndjerë i zonjës Suzana për rininë e Shkodrës

0
424

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër Helidon Bushati ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhi ne ndjerë të një zonje shkodrane, e cila u bën thirrje të rinjve të bashkohen dhe të heqin të keqën që do ti dërgojë rrugëve të botës.

‘Janë fjalë zemre! Fisnike ajo, fisnik edhe mesazhi’, shkruan Bushati në Facebook.

‘E kur të shkojë fëmija në shpi, që të mos ketë se çfarë me i dhanë fëmijëve me hangër, qënka një tmerr i vërtetë. Prandaj thirrja ime është bashkohuni o rini, se ne po plakena dhe skam forcë me ba më zë, jo se skam forcë, se forcë kam aq shumë sa…, por smë nin kush ne. Se ky po e plak këtë popull, me e largu rininë dhe me bë qejfë, qejfë o qejf që bën dervishi!’

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Janë fjalë zemre! Mos e humb thirrjen që zonja Suzana ka për rininë e Shkodrës.

Fisnike ajo, fisnik edhe mesazhi.

Do e zhgënjesh? E di që jo!

#DILdheVOTO

“Punojë nadje deri në darkë, pra në tetë të mëngjesit deri në gjastë të darkës. Paunësia dihët sesi ka shkuar, në çfarë gjendje ka shkuar. Nëse do fitoja një pesë leksh, skishte pse të rrija deri në orën gjashtë darkëa, në punë. Se jam pensisoniste, por pensioni jem që kam punuar që 14 vjeçe, deri sot që jamë 60 e ca vjeçe, është 90 mijë lekë. Thirrja jeme për faktin se un e kam parasysh se kam vujatur shumë për ti rritur fëmijët, i kam rritur me gjilpënë dhe djali jem me 200 mijë lekë rrogë familjar, vajza me dy fëmijë bën zejtaren ktu te un, se ska ku me u mbyt. E kur të shkojë fëmija në shpi, që të mos ketë se çfarë me i dhanë fëmijëve me hangër, qënka një tmerr i vërtetë. Prandaj thirrja ime është bashkohuni o rini, se ne po plakena dhe skam forcë me ba më zë, jo se skam forcë, se forcë kam aq shumë sa…, por smë nin kush ne. Se ky po e plak këtë popull, me e largu rininë dhe me bë qejfë, qejfë o qejf që bën dervishi. Bashkohuni o rini heqim të keqen dhe bashkohuni me familjen me prindërit, se këta prind po ikin një nga një. Spo mbushen me frymë se spo marin aromën e fëmijëve, sepse fëmijt kanë marë rrugën”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here