Pas Becettit, kosto edhe ligji special për Teatrin/ Qeveria Rama një tjetër humbje në Arbitrazh me paratë e taksapaguesve

0
83

 

Denoncimi në media për një tjetër çështje që pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Arbitrazhit e çon shtetin shqiptar të rrezikojë humbjen e një shumë prej 170 milion euro për shkak të qeverisjes Rama. Këto janë shuma të jashtëzakonshme për  një vend të vogël si joni për të përballuar tekat e një kryeministri kur happen gropa pafund të investimeve të panevojshme si dhe çështje të tjera abuzive

 

Denoncimi në media për një tjetër çështje që pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Arbitrazhit e çon shtetin shqiptar të rrezikojë humbjen e një shumë prej 170 milion euro për shkak të qeverisjes Rama. Këto janë shuma të jashtëzakonshme për  një vend të vogël si joni për të përballuar tekat e një kryeministri kur happen gropa pafund të investimeve të panevojshme si dhe çështje të tjera abusive.  Pas humbjes së 120 milion € për çeshtjen Becetti, vëren arkitekti Astrit Seranaj janë dhe një sërë çështjesh të tjera dhe ku dëmi ndaj buxhetit të shtetit kap shuma marramëndëse.

“Në 6 maji 2020 afro një vit më parë Qëndrestarët e Teatrit paditën në SPAK ligjin special të Teatrit duke i paraprirë ndër të tjera dhe një skeme të ngjashme me çështjen Becetti e cila në Arbitrazh mund t’i kushtonte shtetit shqiptar një humbje prej 200 milion euro.

Ndërsa në atë kohë për publikun mund të dukej absurde pretendimi i ngritur nga Aleanca, sot ajo është mëse e qartë dhe e perceptueshme.

I miratuar në 2018 -ën Ligji special për Teatrin i kundërshtuar me forcë dhe i padekretuar dy herë nga Presidenti i Republikës nisi proçedurat e zbatimit të tij në 2019 -ën.(megjithse në shkelje të afateve).”, ka reaguar Seranaj.

Në mungesë të plotë transparence, thekson Seranaj, kryetari i bashkisë Veliaj deklaronte publikisht se për tenderin e ndërtimit të Teatrit të ri sipas partneritetit publik privat me ligjin special procedurat kishin përfunduar dhe se ishte shpallur fituesi dhe se shumë shpejtë do të niste puna për ndërtimin e teatrit të ri.

“Procedurat e ligjit special përveç kritereve përcaktonin dhe detyrime financiare që kapnin vlerën e 2-3 milion eurove që do të duhet të derdheshin nga fituesi përpara nënshkrimit të kësaj kontrate PPP. Mirëpo në  shkurt të 2020 vetë kryetari i bashkisë Veliaj do të deklaronte publikisht tërheqjen nga ligji special, pa bërë të qarta arsyet e tërheqjes dhe se cila nga palët qe tërhequr nga kjo marrëveshje.

Deklarat kontradiktore të vetë atij por dhe të përfaqësuesit të firmës fituese dhe pa bërë transparente gjithë proçedurat e ndjekura parashikuar në ligj, ngrehin hije të forta dyshimi për një çeshtje që fare mirë të ndiqet në Arbitrazh nga ky i fundit.

Një skemë e ngjashme me atë të Becettit me një kosta financiare për shtetin shqiptar afro 200 milion €. E ndërkohë që po mbushet viti nga denoncimi në SPAK në lidhje me shetësimin tonë por dhe me gjithë shkeljet e tjera penale në lidhje me ceshtjen e Teatrit, nuk kemi asnjë veprim konkret nga organet e drejtësisë…Një gjë është më se e sigurtë, se me denoncimin e kryer nga ne i kemi prerë rrugën humbjes së 200 milion € ndër të tjera…”, sqaruar arkitekti që është një nga aktivistët kryesorë të lëvizjes Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

Pak ditë më parë, përpara gërmadhave të Teatrit Kombëtar, si një libër i shenjtë, në tavolinën e skenës së improvizuar, aty ku protestohet prej tre vitesh, u vendos maketi i Teatrit Kombëtar. Teatri si ishte, në të njëjtin truall, duke iu dhuruar simbolikisht kreut të opozitës, Lulzim Bashës i cili ka paraqitur dje në shesh premtimin e rindërtimit por dhe programin për Kulturën të Partisë Demokratike.

Basha, ripërsëriti para artistëve dhe aktivistëve në mbrotje të teatrit duke kujtuar premtimin e se, “nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.”

“Ky është një maket i Teatrit. Unë do ju them që ju do ta mbani në zyrë këtë  për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët që rikthimi i Teatrit nuk është thjesht rikthim, por është rikthim i disa vlerave qytetare të kulturës që përfaqësojnë 73% e tiranasve që të rikthehet. Kultura duhet të jetë ambasadori më i mirë që do të fusë Shqipërinë në Evropë dhe kjo bëhet duke ruajtur trashëgimin dhe jo duke e shkatërruar siç bëri ky pushtet. Në i sulmuam nga ky kryeministër që vjen nga fusha e kulturës Premtimi për Teatrin Kombëtar është rikthim i vlerave të kulturës, si ambassador që do të fusë Shqipërinë në Evropë. Ne u sulmuam forcërisht nga ky kryeministër, i cili zhbëri institucionet e kulturës. Të gjithë bashkë kemi pritur që ky teatër të mos shembej, ndaj duam rikthimin e tij si vlerë e trashëgimisë, për të cilën kemi edhe mbështetjen e Evropës”, ka thënë Budina ndërsa ka prezantuar maketin kreut të opozitës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtua regjisorit të mirënjohur Budina së pari, i cili i tregoi projektin në miniaturë. “Faleminderit nga zemra! Zoti Budina, në emër të të gjithë artistëve qëndrestarëve, mbrojtësve të Teatrit Kombëtar, për këtë dhuratë të çmuar! Evokon dhimbje kur e shoh dhe jam i bindur që evokon dhimbje të gjithë qëndrestarëve. Por mbi të gjithë, evokon përgjegjësi, shpresë dhe besim. Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë të qytetit tonë, e kryeqytetit të shqiptarëve, ky monument i gjallë i brezave të tërë, të brezave të kulturës. Me të vërtetë u shemb pabesisht përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit dhe të kulturës, të simpatizantëve dhe mbështetësve të artit dhe të kulturës dhe të opozitës, të Partisë Demokratike që është krenare ndër shumë beteja që ka qenë në krahun tuaj në atë betejë. Por ata që e shembën, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi. Bëjnë gabimin e tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim.

Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte.

Sikundër dua t’ju them atyre që u vërsulën mbi këtë vepër dhe mbi artistët brenda dhe rreth kësaj vepre, nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Të dyja janë dimensione të bashkëjetesës europiane, edhe nderimi për artin, për kulturën, për trashëgiminë kulturore, edhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë. Faleminderit nga zemra për këtë dhuratë të çmuar! Faleminderit profesor Budina! Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme!”

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe një pjesë e artistëve që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar si Robert Budina, Mehdi Malkaj, Neritan Liçaj dhe pedagogu i njohur Artan Fuga. E pranishme ka qenë dhe ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila u shpreh se me një  mendësi arrogante dhe abuzuese, qeveria e Ramës ka shkaktuar  pasoja të rënda në këto 8 vite, në  konceptimin dhe zbatimin e politikave kulturore.”Historitë e shumë vendeve dëshmojnë se qeveritë mund të gabojnë dhe mund të kryejnë faje gjatë drejtimit të tyre, por rasti i Edi Ramës kryeministër, me urdhrin për shembjen e Teatrit Kombëtar për ta zëvendësuar atë me kulla, do të mbahet mend si një krim I rëndë ndaj artit dhe kulturës së një kombi.

Jemi sot pikërisht në këtë vend, ku u krye një prej akteve më barbare politike që ka njohur historia e Shqipërisë pas prishjes së kishave dhe xhamive nga Enver Hoxha.

Shkatërrimi i teatrit me fadroma, në mes të pandemisë, natën dhe nën terror policor përbën dëshminë se në këto 8 vjet, vendi po drejtohet nga një njeri i rrezikshëm, që dhunon popullin e vet, duke i shkatërruar pikat e referimit nga njëra anë dhe duke e varfëruar nga ana tjetër. Nuk ka Edi Rama asnjë qëllim tjetër veç përfitimit personal në historinë e teatrit. Ka dashur gjithmonë ta shembë për të ngritur aty mosntra betoni. Një ministër, siç ishte Edi Rama 20 vjet më parë, i cili lejoi shndërrimin e teatrit në bingo, nuk mund të na gënjejë me projekte 3D, pas të cilave fshihen kullat e pastrimit të parave të korrupsionit.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here