“Marrim 11 mandate në Tiranë”, Vojo Bregu: Ja pse Rama e sulmon LSI-në

0
108

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga data e zgjedhjeve të 25 prillit, partitë politike vijojnë fushatën në terren për të bindur qytetarët.

Kandidati për deputet, Vojo Bregu u shpreh në Euronews Albania se Lëvizja Socialiste për Integrim synon të marrë 10-11 deputetë në qarkun e Tiranës.

“Po ka një projeksion, dhe e vetmja çështje që me z. Vasilin kemi debat është se ai insiston për 11 deputetë, unë ngul këmbë për 10”, theksoi ai.

Ai komentoi edhe ftesën e kryeministrit Edi Rama drejtuar liderit të PD-së, të cilit i kërkoi bashkëpunim pas 25 prillit, me kushtin që z. Basha të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Sipas tij, kjo është strategji elektorale e PS, e cila synon të fshehë mangësitë në programin e saj elektoral.

“Unë mendoj se kjo është strategji elektorale e përdorur nga kryeministri pasi nuk ka program  për fushatën. Ka qenë ditën e djeshme që merret me postimi në Facebook, mori dje përgjigjen serioze nga Basha, vazhdoi prapë sot. E bën për të çoroditur votueset e PD dhe LSI, por ajo që ka arritur të bëjë është që ka çoroditur votuesit e tij dhe patrozhanistët e tij”, theksoi Bregu.

Ai u shpreh se kryeministri, Edi Rama, sulmon Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi shumë socialistë kanë zgjedhur t’i bashkohen kësaj partie pasi ndihen të zhgënjyer nga ajo që z. Bregu e quan “Rilindje”.

“Përgjithësisht pema me kokrra gjuhet, kështu që duke ndjerë rrezikun potë social, ku shumica e socialistëve e ndershme që janë me shumicë në PS, nuk janë të përfaqësuar nga Rilindja gjen veten te LSI dhe programi i saj. Socialistët e ndershme po na Bashkohen ne dhe duke pasur një rrezik potencial shkrirjen e PS pas zgjedhjeve, z.rama ka targetuar LSI”, tha ai.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, z. Bregu thekson se fushata e LSI-së është fushatë e hapur dhe e kuptueshme për votuesin.

“Kandidatët e LSI në zona të caktuara lëvizin në grupe dhe takojnë njerëzit në terren dhe u shpjegojnë programin. Fushata jonë është e hapur, është fushata për ndryshimin”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here