Fushata në Shkodër, Bushati takon pedagogët: Arsimi është në fokusin e programit të partisë denokratike…

0
87

Helidon Bushati, drejtues politik i PD në Qarkun e Shkodrës, në vijim të fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, është takuar me stafin e pedagogëve, ku theksoi se arsimi është në fokus të programit të Partisë Demokratike, i cili garanton rritje të ndjeshme të pagave të profesorëve, pedagogëve dhe mësuesve.

Pedagogët evidentuan si problem themelor emigrimin e rinisë, duke u shprehur se kjo është pasqyruar në uljen e numrit të studenteve në auditore. Sipas tyre, shkaku kryesor për këtë emigrimin masiv por edhe numri i ultë i studentëve në universitetin “Luigj Gurakuqi”, është pasiguria ndaj të ardhmes në këtë vend dhe mungesës së mbështetjes të të rinjve.

Një tjetër problematikë që ngritën, ishte edhe nënvlerësimi i figurës së arsimtareve , mbyllja e degëve të ndryshme në universitetin e kryeqendrës së veriut, trajtimi ndryshe i universitetit publik me atë privat dhe rroga e ultë e pedagogëve.

Bushati u shpreh se arsimi është në fokusin e programit të partisë denokratike dhe kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha.

Për këtë ai u angazhua se qeveria e dal nga vota e 25 prillit, vendimi i parë që do të marrë është anulimi i këtij ligji dhe vënia në funksion të autonomisë universitare. Gjithashtu, edhe sa i takon rrogës së pedagogëve, Partia Demokratike ka një plan, ku rroga për pedagogë nga 900 euro dhe për profesorë nga 1300 euro.

Bushati tha se “do të financojmë kostot për familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë dhe 36 milionë euro për dixhitalizimin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here