PD: Kufiri i kontrollit Shqipëri-BE, rast urgjence. Frontex ofron ndihmë

0
151

Delegacioni i BE në Shqipëri, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku theksohet se marrëveshja  me Frontex është krijuar për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të emigracionit të parregullt në Shqipëri dhe gjithë rajonin.

Ky reagim ka ardhur pas akuzave nga ana e PD se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe BE për kontrollin e kufirit është kërkuar për rast urgjence.

“Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare @Frontex BE në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të #BallkanitPerëndimor. Menaxhimi i kufijve  të Shqipërisë mbetet kompetencë e autoriteteve të Shqipërisë.

Agjencia u ofron vetëm ndihmë&mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”, sqaron delegacioni i BE.

Twitter

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here