Muaji i Ramazanit, Turqia hyn në izolim për dy javë

0
107

Presidenti Receep Tayyip Erdogan ka vendosur për izolimin e Turqisë për dy javët e para të muajit Ramazan, me qëllim që të ulë shkallën e lartë të infeksioneve.

Nën këto masa janë ndaluar udhëtimet mes qyteteve, ndërkaq personave mbi moshën 65-vjeçare dhe nën moshën 18-vjeçare u është ndaluar përdorimi i transportit publik.

Qeveria turke, gjithashtu, ka bërë orarin e ri për sektorin publik, ndërsa ka vendosur edhe orën policore.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë turke ka konfirmuar 59 mijë raste dhe 273 të vdekur me koronavirus.

 

 

Turqia tani është në mesin e shteteve që është goditur rëndë nga vala e re e pandemisë.

Deri më tani në Turqi, si pasojë e koronavirusit, kanë vdekur 34 mijë njerëz, por ekspertët besojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here