Shiu i parë do e fshijë asfaltin elektoral që po hedhin pas 8 vitesh

0
129
 Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës,  Edi Paloka dhe dy kandidatët Manjola Luku dhe Erzen Laçi, janë pritur me entuziazëm në zonën e Hamallaj.

Gjatë takimit Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që reflektohet kudo në zonat periferike të cilat janë lënë në harresë.

“A e ka dëgjuar kush Ramën të thotë më falni, apo këtë premtin nuk e mbajta dot? Jo! Çfar ka bërë për 8 vite? Në rastin më të mirë na la në vend-numëro, por ka vende ku kemi bërë hapa pas. Tani është sulur, diku gërrmon një rrugë, diku gërryen një kanal dhe ngul një shtyllë, me mendjen se do i gënjejnë sërisht shqiptarët.”

Gjithashtu Z. Paloka e cilësoi betejën në këto zgjedhje, si një betejë përballë një qeverie e cila nuk u zgjidhi problemet qytetarëve, por u bë vetë problemi për ta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here