Garo: Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë PD-në me Lulzim Bashën!

0
90

Pas 12 ditësh do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri. Kjo do të jetë një ndër ditët më kritike në historinë e Shqipërisë”, deklaroi sot Floriana Garo, zëdhënësja e fushatës së PD-së. – Pas 8 vitesh qendrim në vendnumëro dhe prapambetje nën qeverisjen e Ramës, çdo shqiptari i jepet tashmë një shans për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmen e tij.

“Më 25 prill ne mund të zgjedhim mes Shqipërisë së vështirësisë, pafuqisë, dëshpërimit,  Shqipërisë me ekonomi në rrënim, Shqipërisë së arrogancës, Shqipërisë së Edi Ramës dhe Shqipërisë me ndryshim dhe shpresë, – theksoi Garo në një deklaratë para mediave, – Shqipërisë ku kushdo mund ta fitojë jetën me dinjitet, Shqipërisë e cila do të bëhet gradualisht pjesë e komunitetit europian, Shqipërisë ku të rinjtë do të duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre, Shqipërisë ku politika bëhet me respekt, Shqipërisë ku çdo qytetar ka një ndjesi përkatësie dhe ku qeveria punon për të dhe jo për vete.

Më 25 prill Shqipëria do të zgjedhë Partinë Demokratike me Lulzim Bashën dhe Aleancën për Ndryshim për të risjellë shpresën.  Shqipëria fiton, “përfundoi zëdhënësja Garo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here