Saturday, June 15, 2024
Home Aktualitet Publikimi i të dhënave/ Vasjari: Do të ishte skandal! Aty ka emra...

Publikimi i të dhënave/ Vasjari: Do të ishte skandal! Aty ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike

0
259
Analisti Arjan Vasjari  ka deklaruar se në rast se publikimi i të dhënave personale nga e-Albania për të kaluar në duart e zyrtarëve të PS është e vërtetë, do të ishte skandal i paparë në këto 30 vite.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24, sipas Vasjarit, në databazën në fjalë ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike përbri.

“Edhe njëherë, e para gjë që do them është benifit i dyshimit, sepse çështja është shumë e rëndë. Nëse do ishte e vërtetë, PS do të ishte kapur në flagrancë antikushtetuese skandaloze. Kushtetuta është shumë e qartë, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Por edhe shumë e rëndë për kurrikulën demokratike të PS. Nëse një institucion ka stransferuar të dhëna, dhe ia ka përcjellë partisë që sot ka pushtetin, do ishte skandaloze. Niveli i demokracisë është regres.

Do ishte vërtet kapje e institucioneve. Nukduhet përmes paligjshmërisë të justifikojmë një paligjshmëri. Këtë e thashë në fillim e them tani. Në ata databazë, ka të dhëna sensitive. Për orientime politike për ata 910 mijë veta. Nëse do e shtyjmë më tej, databazi thellon dhe kris në mënyrë të rrezikshme disa figura që në një rrethanë tjetër, se duhet ta nënvizoj këtë, aty ka emra gjykatësish, prokurorësh, emri i kreut të SHISH. Janë shënuar preferencat e tyre politike. Do mjaftonte ky si fakt, do ishte skandal i paparë në këto 30 vite.

Nëse përballemi, gjëja më e tmerrshme nëse do e trajtonim si gjë normale. S’po flasim vetëm për të dhëna, çështja e një të dhëne, por nivelin e demokracisë. Portali që e nxori këtë, ta bënte transparent të gjithin, dhe rrugët për ta kërkuar ligjërisht janë të pafundme. Bëra një analizë në parim, ligjore, si e kuptoj unë, por po e mbyll, po i vë kapak. Do të doja mos ishte e vërtetë. ‘’- tha Vasjari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here