Me drogë në autobus, pranga 23-vjeçarit që udhëtonte për në Greqi

0
158

 

 

trafiku drogaNjë i ri nga Tirana është arrestuar në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, pasi nga kontrolli i janë gjetur tre pako kanabis. Efektivë të Policisë së Fierit, arrestuan në flagrancë shtetasin Antonio Gjoshi, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë ditën e djeshme, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur karburant “24-Orë” në fshatin Poçem Mallakastër, në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, me targa AA 390 GM, janë gjetur tre pako të mbështjella me natriban, me material bimor të dyshuara si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë totale 558.05 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here