“Motorr i çdo ndryshimi është rinia”, Spahia: Të rinjtë janë oksigjeni i kësaj fushate dhe garancia për fitoren e Partisë Demokratike

0
85

Kandidati i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka mbledhur të rinjtë në Velipojë, duke i konsideruar ato si motori i çdo ndryshimi.

Nën moton “Ndryshimi fillon nga Shkodra”, të rinjtë dhe të rejat i janë bashkuar kandidatit Spahia në betejën për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Ju falenderoj për të gjithë kontributin tuaj, gjatë këtyre viteve që kemi kaluar bashkë, kësaj opozite të jashtëzakonshme. Sigurisht që do t’ia dalim që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin e madh. Të largojmë një herë e përgjithmonë këtë bandë kriminale që na drejton dhe të rikthejmë vendin tonë në shinat e objektivave që i kemi vendos vetes, objektivave për integrimin e vendit tonë për një Shqipëri europiane.

Le të punojmë fortë, më të gjitha fuqitë me energjinë tonë, dhe të bëjmë ndryshimin e madh për Shqipërinë për vendin tonë për familjet tona dhe për të rinjtë e këtij vendi”, është shprehur kandidati i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here