Patozi: Verdiktet e arsyes së dorëheqjes së Xhafës, ngatërrime mendimesh; Nuk nxitoj të jap verdiktin tim

1
223

Ish-deputeti demokrat, tashmë kritik i “larguar” nga PD, Astrit Patozi, ka reaguar së fundmi lidhur me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mëngjesin e ditës së sotme.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Patozi shprehet se versionet e shumta te dhwna per doreheqjen e Xhafës, edhe nga pala opozitare kanë futur njerëzit e saj në dilemën, nëse Ministrin Xhafaj duhet ta konsiderojnë njeri pozitiv apo negativ. Ndërsa ka theksuar në fund se eshte ende heret për te patur nje mendim te tijin te prere për këtë doreheqje të papritur.

U bënë ca kohë në këtë vend që asnjë fenomen nuk shpjegohet dot pa ndihmën e përgjimeve dhe sikur u mësuam me këtë praktikë”

Postimi i plotë

GARA NË “PËRKTHIMIN” E DORËHEQJES SË XHAFËS

Më pyeti një mik sot se pse e kishte dhënë dorëheqjen Fatmir Xhafa. I thashë, aty për aty, se nuk e dija dhe se nuk më interesonte shumë. Por ai nuk më ndahej dhe e donte patjetër një shpjegim. Për të shpëtuar i kërkova që të lexonte reagimin e opozitës zyrtare, sepse, me logjikë, ai duhet të ishte më afër të së vërtetësI kam parë, më tha, por më kanë . ngatërruar më shumë. Se nuk gjen dot dy udhëheqës që ta interpretojnë njësoj. Madje ka midis tyre, që ndryshe thonë në mëngjes, e ndryshe në drekë, sepse darka nuk ka ardhur akoma.

Njëri thotë se u sakrifikua për të shpëtuar “Xhuxhin”, tjetri thotë nga frika e Saimir Tahirit, që do të dilte në konferencë shtypi. Pastaj të tjerë e lidhin me vetë karriken e Edi Ramës, i cili e bëri të gjithën për të mbrojtur veten, por që nuk ka për t’ia arritur kurrë qëllimit. Pastaj del dikush e thotë se po flitet se Xhafa është regjistruar në një aferë pasioni, por në fakt ka plasur një konflikt i egër mes dy klaneve mafioze në qeveri.

Jam i sigurt, që pas gjithë këtij bombardimi shpjegimesh, shumë njërëz të opozitës janë futur në dilemën, nëse tani Fatmir Xhafën duhet ta çmojnë si personazh pozitiv apo negativ. Dhe nuk kanë faj.Po të kishin dalë nga socialistët apo nga shtypi i majtë të gjitha këto versione, do të mendoja, pa një e pa dy, se i sajon vetë Edi Rama, që ta sfumonte sa më shumë të vërtetën dhe peshën politike të kësaj historie. Por është e qartë që “krismat” nuk vijnë prej andej dhe kjo e bën më të pazgjidhshëm lëmshin.

Ndaj i thashë mikut se ishte i lirë të zgjidhte variantin që i dukej më interesant. Tek e fundit, kudo që ta vinte gishtin, ai do kishte më pak përgjegjësi për këtë garë të çuditshme fantazie, se sa ata që nuk i linin radhë njëri-tjetrit, si të bëhej fjalë për interpretim ëndrrash, e jo për një moment të rëndësishëm politik. Kurse unë për vete nuk ngutem që të kem një mendim timin për dorëheqjen e Xhafës. Por do të pres ditën që do të na dalë ndonjë përgjim edhe për këtë çështje, sepse nuk mund të kuptohet ndryshe. U bënë ca kohë në këtë vend që asnjë fenomen nuk shpjegohet dot pa ndihmën e përgjimeve dhe sikur u mësuam me këtë praktikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here