Detaje të reja/ Shpërthim me eksploziv në Orikum, ja kujt i përket banesa

0
122

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Orikumit gjatë orëve të pasdites së sotme, ku një apartament u sulmua me tritol.

Sipas informacioneve paraprake, dëri më tani mësohet se në derën e apartamentit që u hodh në erë, ishin vendosur 20 gram tritol dhe se banesa i përket  shtetasit Artan Xhelilaj i cili vuan masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Orikum/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here