Video nga takimi madhështor i LSI në Kombinat…

0
175

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e zhvendosi këtë të dielë fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë.

Kryemadhi u prit me entuaziazëm dhe ovacione të mëdha, duke dëshmuar se suksesi i LSI-së dhe Opozitës së Bashkuar në këtë garë është i padiskutueshëm.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se në Kombinat kemi themeluar LSI-në.

“Unë kam qenë në 2005-n kandidate e LSI-së dhe ajo që dua të them është që rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e bindur që përsëri në Kombinat do të ketë rezultat të jashtëzakonshëm, por jo në përqindje, do të jetë forcë e parë, forcë e paparë, sepse Kombinati ka atë energjinë pozitive, ka të rinjtë dhe të rejat, ka forcën e e të rinjve dhe të rejave, forcën e të ardhmes.

Kombinati është i majtë se është i punëtorëve, sepse është i shtresës së mesme, është e familjeve të varfra, është e njerëzve që e duan vendin e tyre, është e njerëzve që janë të lidhur me luftën nacional çlirimtare, është e njerëzve që besojnë tek vlerat e solidaritetit dhe ti japin dorën njëri – tjetrit. E pra Kombinati është komplet tjetër nga ajo çfarë kërkon ta shesë rilindja e Edi Ramës”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here