Kapen hajdutët që boshatisën magazinat…

0
110

Policia e Cërrikut ka zbardhur disa vjedhje duke arrestuar autorin, E. U., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim D. K., 32 vjeç, të dy nga Elbasani.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinjtë dyshohen se ditën e djeshme në fshatin Floq kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të E. R.

Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në banesën e K. K. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht:

Më datë 06.07.2020, në fshatin Linas ku dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e P. Sh.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here