Basha: Edi Rama ju ngopi me gënjeshtra, u fut në kursin e përplasjeve me BE

0
102

Kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë një takimi me familjet e vjetra të Elbasanit, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se ka gënjyer dhe mashtruar qytetarët shqiptarë.

Basha tha se Rama në 8 vitet e qeverisjes gënjeu shqiptarët, njëlloj si ajo shampanja e derdhur lumë, që festonte hapjen e negociatave, ndërkohë që Shqipërisë i shtoheshin kushtet dhe negociatat nuk janë hapur.

“Edi Rama në vend që të afronte vendin me BE-në, u fut në një kurs përplasjeje me Bashkimin Europian. Ne nuk do e bëjmë kurrë një gjë të tillë, pasi ne kemi si prioritet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke forcuar institucionet demokratike në vend”, tha Basha.

Referuar largimeve të të rinjve gjatë qeverisjes së Ramës, Basha tha se “vërtet mund të ikësh me studime, por është fatkeqësi e madhe kur 96 % e tyre nuk duan të kthehen në atdhe”.

“Në 25 prill qytetarët shqiptarë duhet të vendosin nëse edhe 4 vite të tjera do durojnë gënjeshtrat e Edi Ramës, apo do të votojnë ndryshimin. Në Europë pushteti i shërben qytetarëve, ndaj dhe më 25 prill votoni nr 9, votoni PD-në, në mënyrë, që pushteti t´ju shërbejë juve”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here