Kryemadhi: Rama ka ikur  por bashkë me të do ikë edhe varfëria që e ka kapluar Shqipërinë

0
105

Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi zhvilloi paraditën e sotme një takim para ditën e sotme një takim me banorët e njësisë 8 në kryeqytet ku deklaroi se koha e kryeministrit rama ka ikur dhe bashkë me të do të ikë edhe varfëria.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takim me banorët e Njësisë nr. 8 në Tiranë:

Rama ka ikur, por bashkë me Ramën do të ikë edhe varfëria, edhe papërgjegjshmëria që e ka kapur këtë shtet.
Bashkë me Ramën do të ikë edhe papërgjegjshmëria, sepse ne më shumë se kurrë sot duam për familjet tona të ecim përpara dhe ti kemi qytetarët tanë të denjë qytetarë evropianë.
Unë pas këtij takimi do të nisem për në Korçë, sepse më pret Endrit Braimllari me gjithë ekipin e mrekullueshëm të Korçës, të cilët përfitoj nga rasti ti përshëndes nga Tirana, sepse ditët po vijnë duke u pakësuar, por energjia vjen duke u shtuar.
Jam e bindur që energjia e të rinjve dhe të rejave tanë, të cilët janë pjesë e listës fituese të LSI-së nuk është gjë tjetër veçse energjia e popullit shqiptar, të cilët duan të bëjnë ndryshimin më 25 prill, sepse ndryshimi nuk është flamur politik, por është integrimi evropian i Shqipërisë dhe përfundimi njëherë e përgjithmonë i tranzicionit, i cili i ka lodhur Shqipërinë, shqiptarët dhe familjen shqiptare.
Unë i uroj gjithë të mirat e kësaj bote ekipit drejtues, gjithë listës së Tiranës fituese, sepse që të 36-të janë fituesit e LSI-së.
Dua të falënderoj Erion Xhafën, Rremën, Eriona Bixhën, të gjithë ekipin e Njësisë 8 dhe të Njësisë 9, sepse këtu jemi në kufirin midis njësive, por këto kufinj do të jenë vetëm kufij virtualë, sepse kufijtë tanë janë kufij që kalojnë përtej cdo ndjenje, përtej cdo hapësire qoftë kjo edhe vijë e verdhë, edhe vijë e kuqe, edhe vijë jeshile, si ta dojë Edi Rama.
Për ne të LSI-së nuk ka kurrë vija, por përkundrazi ka bashkim, bashkim forcash, bashkim energjish, bashkim vlerash.
Unë falënderoj Profesor Petrit Baren, i cili për hir të së vërtetës vjen nga Partia Socialiste. Kemi qenë të dy në Partinë Socialiste, unë isha studente, ai ishte profesor dhe mjek, ku aderonim. Unë mendova, ndoshta edhe për shkak të energjive, apo edhe për shkak të moshës apo edhe për shumë gjëra të tjera, lëviza pak më shpejt se profesori, e bëra ndryshimin, por ardhja e profesorit nga Partia Socialiste, e Blertit, e Denisit, e Brisida Shehaj, e Faik Bashës, që kanë ardhur sot dhe janë kandidatë të LSI-së, që vijnë nga Partia Socialiste, socialistët sot më shumë se kurrë po bashkohen të gjithë bashkë nën siglën e LSI-së, sepse ajo që është më e rëndësishme për ne është ndjenja e solidaritetit, është bashkëpunimi, është ti japim dorën njëri – tjetrit, çdo socialisti, dhe jo për ta kthyer në allishverishe dhe qoka midis njëri – tjetrit, sepse socialistët e vërtetë janë ata që kanë aspiruar për social-demokracinë, për solidaritetin dhe për vlerat e të majtës në Shqipëri.
Për ne ka rëndësi të jemi të gjithë bashkë, të ndryshojmë këtë realitet të hidhur dhe të çojmë përpara ëndrrat e fëmijëve të shqiptarëve për të qenë qytetarë evropianë, ashtu sikurse kanë ëndërruar gjithmonë.
Zoti ju ruajt ju, Zoti ruajttë familjet tuaja. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here