Kandidati i LSI në Dibër: Qytetarët ndihen të mashtruar nga qeveria

0
93

Kandidati i LSI në Dibër, Hajri Laçi, ka zhvilluar një takim me banorët e Maqellarës në zonën e Dibrës.

Laçi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve dhe thotë se ata ndihen të mashtruar nga qeveria sepse të paktën në katër vitet e fundit nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar gjendjen e keqe në të cilën ata jetojnë.

Postimi i plotë i Laçit në Facebook:

Takim me banorë të fshatit Burim të NjA Maqellarë!
Është për të ardhur keq se si në katër vite nuk është bërë asnjë ndryshim, dhe asnjë përpjekje për te ndryshuar gjendjen në të cilën jetojnë këta banorë.
Si në çdo fshat të Maqellarës, edhe këtu problemi kryesor mbetet furnizimi me ujë te pijëshëm dhe furnizimi me ujë vaditës. Ankesa kryesore e këtyre banorëve ka qenë në vazhdimësi për ndërtimin e një segmenti rrugor qe të çon tek varrezat e fshatit.
Banorët e Burimit ndihen të mashtruar nga qeveria qendrore, ndihen te mashtruar nga bashkia qe realisht nuk e di se çfarë funksioniesh dhe detyrash ka në raport me qytetarët e saj, prandaj me 25 Prill ka vendosur te votojë pro ndryshimit.
Me 25 Prill Burimi voton ekipin fitues te LSI!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here