Ish-ministri i qeverisë Rama1 nxjerr bllof kryeministrin: Grushtet e Shtetit i bëjnë ushtarakët dhe jo leshkot

0
136

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, ka komentuar mbylljen e aeroportit të Rinasit si pasojë e pezullimit të punës së kontrollorëve në atë që u cilësua nga mazhoranca qeveritare si grushti i shtetit të Presidentit kundër vaksinave.

Manjani shprehet se nëse do të vijojmë logjikën e kryeministrit duhet që të bëhej arrestimi i Ilir Metës si organizator dhe jo i kontrollorëve.

“Ose ta arrestojnë e akuzojnë zyrtarisht Metën për grusht shteti, ose ti hanë atë që s’thuhet. Boll na thanë ato që hanë, se na e çpifën me grushte elektorale shteti”, shkruan mes të tjerash Manjani.

Postimi i plotë: Që ta kuptojmë tamam kët “grushtin e shtetit kundër vaksinave”, llogjika e do që:

Nëse Ilir Meta, kryetari i këtij shteti, paska bërë grusht shteti (dmth ndaj shtetit të tij) ushtria e policia duhej të rrethonte Presidencën dhe jo kullën e Rinasit.

Fundi i këtij “grushti shteti” duhet të çonte llogjikshëm në arrestimin e autorit të tij, pra të Presidentit.

Grushtet e shtetin i bëjn udhëheqësat dhe/ose ushtarkët, jo leshkot as kontrollorët. (Se i bie pastaj të themi të dhjefsha shtetin, që ta bllokoka Leshko).

Kjo është llogjika e çdo grushti shteti, përfshi dhe grushtin e shtetit ndaj vaksinave.

E sjell në vemendje këtë llogjikë jo aq për Gomarin sesa për ndjekësit e tij mediatikë.

Duhet të kuptojnë, që të mos bëhen qesharakë se alternativa është:

Ose ta arrestojnë e akuzojnë zyrtarisht Metën për grusht shteti, ose ti hanë atë që s’thuhet.

Boll na thanë ato që hanë, se na e çpifën me grushte elektorale shteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here