Ironia therëse e gazetarit: Ja kush janë kandidatët më të mirë për Kontrollor?

0
146

Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha përmes një postimi në Facebook ka ironzuar heqjen nga puna të Kontrollorëve të Albcontrol dhe nevojën e zëvendësimit të këtyre të fundit.

Gazetari ka zgjedhur të ironizojë me disa nga pilotët që janë arrestuar në Shqipëri sepse avionët e tyre përdorëshin për tranportin e hashashit.

Postimi i Artan Hoxhes:

Kishin lezet “çunat”, ta ulnin avionin ku ta duash, si ta duash!!!
E doje per plazh, ne reren e plazhit ta ulnin avionin.
E doja ne livadh, ne livadh ta benin zbarkimin.
Jo po kulla e kontrollit, jo po sa tu marrim leje kontrolloreve, jo po jane te stresuar kontrolloret?!
Ç’e pyet hallin!!!
Keni harruar pilotet veterane italiane, te çertifikuar sipas standarteve te Bashkimit Europiane, qe testonin pistat e reja per eksportin e kanabisit, perpara se te ndertoheshin keto aeroportet moderne ne 3D?!
Me 10 maj 2014, piloti italian Georgio Riformato, 67- vjeç, zbarkoi ne plazhin e Divjakes per te marre nje ngarkese me 400 kg kanabis.
Me 24 gusht 2015, piloti nga Vlora, Vilson Lamaj, zbarkoi ne Brindizi, pasi ishte ngarkuar me 120 kg kanabis ne afersi te fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë. Ai kishte ardhur po ate mengjes nga Italia.
Ndersa me 15 shtator 2016, piloti veteran Guido Andrea Guidi, 68-vjec, zbarkoi ne grykederdhjen e lumit Ishem, per te marre nje ngarkese prej 200 kg kanabis…
Pilotet deklaruam ne polici pasi u arrestuan, se per te larguar stresin, kishin ardhur per relaks ne Shqiperi.
Por meqe u pelqeu panorama mbi bregdetin shqiptare, nuk e pane te arsyeshme te merrnin leje ne kullen e kontrollit te companise Albcontroll ne Rinas…dhe me kete rast, qe te mos ktheheshin bosh, vendosen te ndihmonin ndonje grup fermeresh narkokulture???
Prandaj zoterinj “te stresuar”, beni si te doni, por kemi dhene prova konkrete, qe bejme edhe pa ju?
Ja pra qe paskemi patur me kohe,
edhe pilote te huaj te çertifikuar sipas standarteve te BE-se,
edhe pista fluturimi te verteta, jo ne 3D, ne Divjake, Ishem apo Sevaster,
edhe transport nderkombetar ajror pa patur fare nevoje per keta kontrolloret e stresuar….
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here