“Covidi nuk është shqetësimi i Ramës”, Basha: Shqetësimi i tij është padurimi i shqiptarëve për ndryshim

0
125

Lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se mjerimi ka arritur propocione që janë të paimagjinueshme.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, drejtuar nga gazetari Sokol Balla, Basha tha se ekonomia familjare është në pikën më të ulët për një kohë shumë të gjatë.

 

Fjala e plote e Bashes

Mjerimi ka arritur proporcione që janë të paimagjinueshme. Ekonomia familjare është në pikën më të ulët për një kohë shumë të gjatë. Këto janë shqetësimet reale të shqiptarëve. Nuk është shqetësimi i Ramës Covidi. Po të kishte patur këtë shqetësim nuk do të kishte dhënë 7-8 herë më pak se Kosova për ndihmë ekonomike gjatë pandemisë. Shqetësimi i tij është padurimi i shqiptarëve për ndryshim. Është i madh entuziazmi dhe shpresa e njerëzve që më
25 prill do të largojnë atë që keqmenaxhoi pandeminë më shumë se çdo vend në Ballkan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here