Basha paralajmëron se do të jetë i ftuar në emisionin e mbrëmjes. Ja ku do ta ndiqni kryedemokratin

0
311

Teksa jemi në ditët më të ethshme të fushatës elektorale, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë i ftuar në orën 21:00 këtë të enjte, në emisionin “Real Story”, në “News 24”, drejtuar nga gazetari Sokol Balla.

Në tryezën e rrumbullakët, ku do të jenë të pranishëm edhe analistë të njohur, kryedemokrati do japë përgjigje për publikun, mbi ecurinë e kësaj fushate zgjedhore, pritshmëritë mbi zgjedhjet, vizionin e Partisë Demokratike nëse del fituese pas 25 prillit, por edhe për situatën e krijuar nga Aeroporti “Nënë Tereza”, me grevën e 65 kontrollorëve, që ka krijuar një ngërç të madh të aktivitetit ajror në vend.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here