Bardhi takim me gratë në Cërrik: Keni vuajtur 8 vite nga Rama, bëhemi bashkë për ndryshimin…

0
93

Drejtuesi Politik i PD-së për qarkun e Elbasanin, njëherësh edhe kandidat për deputet Gazment Bardhi, gjatë një takimi me gratë në Cerrik kërkoi angazhimin e tyre për të sjellë ndryshimin që do të ndalojë ikjen e fëmijëve dhe të rinjve jashtë, e do të krijojë shanse për të gjithë të ndërtojnë jetën e të ardhmen këtu. Bardhi u shpreh se gratë dhe nënat janë ato që e kanë vuajtur më shumë keqqeverisjen 8-vjeçare.

“Këto zgjedhje i kemi të rëndësishme në radhë të parë për veten, familjet tona, dhe fëmijët tuaj. Nuk ka gjë më të rëndësishme, jam i bindur për zonjat, sesa fëmijët. Dhe në ka bërë një gjë, që është e papranueshme veçanërisht për zonjat, është fakti që po detyrojnë të rinjtë, brezin e ri, fëmijët, të humbin shpresën, me idenë që në Shqipëri nuk mund të jetohet dhe të marrin valixhet e të ikin jashtë vendit. Nëse unë do të pyes gocat që janë në rreshtin e dytë dhe të tretë, nëse duan të jetojnë në Shqipëri apo jo, unë jam i sugurtë që do më thonë këtu nuk ka shpresë, ne nuk besojmë më, duam të ikim jashtë. Prandaj këto zgjedhje ne duhet t’i shikojmë të gjithë si mundësi, së pari për t’i dhënë fund sakrificës 8 vjeçare që ka bërë secila prej jush, dhe së dyti për t’u siguruar fëmijëve tuaj, por edhe vetes, për ato që janë më të reja, një mundësi, këtu në vendin tonë. Kudo që kemi shkuar, besoj që dhe me kontaket që ju keni pasur, keni degjuar vetëm një shprehje: më keq se kaq nuk ka qënë kurrë. Dhe në fakt më keq se kaq nuk ka qënë kurrë. Erdhi me premtime bombastike, çfarë nuk do të na ofronte, një pjesë e konsiderueshme e besuan, i dhanë edhe besim në 2013-ën. Pa kaluar tre muaj nga ardhja në pushtet, pa u mbyllur 2013-ta, ai filloi të bënte të kundërtën e atyre që kishte premtuar”, u shpreh Bardhi.

Nga ana tjetër, Bardhi theksoi se nuk është e rëndësishme vetëm të ndodhë rotacioni, por duhet ndryshim I modelit të të bërit politikë. Kush merr besim nga njerëzit, tha ai, duhet tëj ustifikojë këtë besim me realizimin e angazhimeve. ”Këtij modeli do ti japim fund në 25 prill. Modelit që vjen merr besim dhe pastaj bën të kundërtën e atyre që ka marrë si angazhime. Prandaj dhe ne kemi një plan të thjesht pune. Nuk kemi marrë përsipër t’iu ofrojmë njerëzve mrekulli, se nuk bëjmë dot mrekulli, por kemi bërë një plan të thjeshtë pune. Do të mbështesim familjen, do të mbështesim të rinjtë, se jam i sigurt që, duke mbështetur të rinjtë, kemi mbështetur dhe prindërit e tyre, se jam i sigurt që që po të pyesja tani zonjat këtu se për kë jetojnë, do më thonë për fëmijët e tyre”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i ftoi gratë e Cërrikut të angazhohen në ditët e mbetura deri me 25 prill për të bërë të mundur ndryshimin, por u kërkoi të qendrojnë të angazhuara edhe më pas, për të monitoruar dhe marrë pjesë në zbatimin e planit që PD ka marrë përsipër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here