Saturday, July 27, 2024
Home Bota Nuk ndalen problemet në kanalin e Suezit, një tjetër anije bllokon trafikun

Nuk ndalen problemet në kanalin e Suezit, një tjetër anije bllokon trafikun

0
106

Një tjetër anije është përplasur në kanalin e Suezit duke shkaktuar bllokim të trafikut.

Incidenti ndodhi në pjesën jugore të kanalit, duke bllokuar pothuajse plotësisht trafikun përmes rrugës ujore, sipas burimeve.

Pamjet e trafikut të kanalit nga MarineTraffic treguan anije që lëkundeshin në një shtrirje të ngushtë të zonës së kanalit të martën pasdite me kohën lokale, duke përfshirë Mosaed 3 e cila shihet duke  ndihmuar Minerva Nike, një cisternë nafte bruto që lundron nën flamurin e Greqisë.

Ndërkohë anija e bllokuar ishte e llojit, Rumford, një cisternë bruto që lundronte nën flamurin italian, ku mund të shihej e ndaluar drejtpërdrejt në veri të Minerva Nike, duke raportuar probleme të motorit.

Kanali i Suezit qëndroi i bllokuar nga data 23 deri në 29 mars kur Ever Given një kontejner me pronësi japoneze, u bllokua për shkak të rrymës së shkaktuar nga era e fortë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here