Vjosa Osmani u zgjodh presidente në Kosovë/ Rama: Garanton qëndrueshmëri!

0
161

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka uruar presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Rama thotë se zgjedhja e presidentes nga Kuvendi i Kosovës garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës!

Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here