Përplasen dy makina luksoze te “Air Albania”/ Përfshihet në aksident ish-deputeti

0
118

Dy makina luksoze janë përplasur mbrëmjen e sotme te stadiumi “Air Albania”.

Mësohet se në aksident është përfshirë një BMW Seria M5 dhe një Mercedez Benz S Class i vitit 2020.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa njëra nga makinat ka përfunduar duke thyer edhe xhamat e një lokali.

Si pasojë kanë marrë lëndime dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë pësuar fraktura dhe thyerje në gjymtyrët e sipërme. Mediat raportojnë se në aksident është përfshirë edhe ish-deputeti Aqif Rakipi.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here