Vdekja e gruas së futbollistit, mjeku: Jam i pafajshëm!

0
146

Gjykata e Tiranës ka mbyllur procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve që akuzohen për vdekjen e gruas së portierit të Partizanit Alban Hoxha.

Bashkëshortja e tij Dorjana Haka ndërroi jetë pak ditë pas operacionit për lindjen e fëmijës, ndërsa organi i akuzës ka fajësuar dy mjekët P.Rexhepi dhe E.Burba për mjekim të pakujdesshëm.

I ulur në bankën e të akuzuarve, mjeku Rexhepi u shpreh se të tilla komplikacione ndodhin pas lindjnes dhe janë raste që njihen nga shkenca, ndërsa ka kërkuar pafajësi dhe shtoi se nuk duhet të ishte i akuzuar.

“Ndiej keqardhje për ngjarjen dhe për humbjen që kanë pësuar familjarët, por nuk jam unë shkaktar i saj. E ndjera ka dalë shumë mirë nga operacioni dhe komplikacioni i saj është krijuar disa ditë më pas. Janë komplikacione që njihen nga shkenca. Unë nuk duhej të isha në tavolinën e të akuzuarit”, u shpreh Rexhepi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here