Basha me të rinjtë në Shkodër: Energjia juaj na çon në BE, të bëjmë gjithçka që më 25 prill gjithësecili të jetë pjesë e ndryshimit me votë

0
115

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në vijim të takimeve elektorale sot marshoi me një grup të rinjsh pranë urës së lumit Buna në Shkodër, ndërsa i kërkoi atyre t’i “prijnë ndryshimit më 25 prill”.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Basha u premtoi të rinjve arsimim sipas pritshmërive të tyre, trajnime profesionale dhe ringjallje të ekonomisë e turizmit.

”Rrogat, pensionet kanë mbetur në vend, Janë rritur vetëm çmimet, kostot e jetesës dhe largimi i të rinjve. Me votën tuaj do ta zhbllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur dhe do sjellim ndryshimin. Për të hequr pengmarrjen e ekonomisë shqiptare duhet që më 25 prill, rinia e Shkodrës e gjithë Shqipërisë, t’i prijë ndryshimit me votën e tyre dhe ne do i përgjigjemi me arsimim sipas pritshmërive të tuaja, me kualifikim profesional dhe do t’ju përgjigjemi duke ngjallur e duke ndezur motorët e ekonomisë, turizmit. Është brezi juaj që do na japi energjinë që të arrimë objektivin më të madh, anëtarësimin në BE. Të bëjmë gjithçka që më 25 prill, çdo i ri, çdo e re, të jetë pjesë e ndryshimit me votë”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here