Basha me gratë intelektuale në Shkodër: Mos të sjellim Bangladeshin në Shqipëri, por të mbajmë të rinjtë tanë

0
109

Lideri i opozitës, Lulzim Basha është ndalur sot për një bashkëbisedim me gra intelektuale në Shkodër, nga dhe është shprehur se zotimi i tij i parë lidhet me financimin e mbi 20 mijë artistëve. Mes të tjerash Basha tha se synim është që të mbahen të rinjtë shqiptarë në vend dhe jo që të vijnë punëtor nga Bangladeshi.

“Zotimi i parë ka të bëjë me financimin e mbi 20 mijë artistëve shqiptarë. Shoqëria duhet t’i mbajë në pediestal. Por kjo qeveri i ka denigruar. Siç ishte dhe shembja e teatrit kombëtar. Gjej rastin që të përsëris zotimin tonë, që me atë orar të zgjatur deri në orën 16:00, ky orar do të na japë mundësinë që artistëve dhe mësuesve t’u besohet misioni i përcjelljes së gjuhëve të huaja, apo mësime ve shtesë, në ambientet e përshtatura. Ftesa ime për nënat, gratë e Shkodrës, është që të votojnë në 25 prill. Ato mund të kenë pikëpyetje. Pas 25 prillit, nëse nuk vjen ndryshimi, fëmijët e tyre do ta kenë më të vështirë për arsimin. Jo të sjellim Bangladeshin në Shqipëri, por të mbajmë të rinjtë në vendin tonë.”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here