Rama shfrenon gojën në fushatë me fjalor banal: Po vjen uragani i Noc Rrokut…

0
885

“Edi Rama ka frikë, uragani po vjen. Uragani i Noc Rrokut po vjen. Unë vërtetë kam frikë këto grumbullime, por kam frikë për shëndetin e njerëzve. Ata persona që i kanë udhëhequr ato grumbullime i janë dashur 2-3 javë të infektohen,. Uroj shumë ttë mos infektohen. Frikë tjetër nuk kam unë. Ajo që po vjen në 25 prill është shumë e qartë, ne jemi shumica dhe do të jemi shumica. Jo sepse jemi të pagabueshëm, sepse ne përpiqemi, luftojmë, nuk flemë gjumë, nuk ndalojmë dhe në këto vite kaq të vështira kemi mundësuar një kthesë të fortë nga Shqipëria e rrumpallës. Ka akoma plot pika ku ne duhet të ndërhymë, prandaj duhet mandati i tretë. Prandaj ne insistojmë të shkojmë përpara dhe jo të kthehemi prapa. Drejtësia nuk ka arritur në pikën ku nuk kthehet më. Mjafton një lëkundje e vogël në 25 prill, për ta rikthyer drejtësinë në pikën zero. Drejtësia që duan shqiptarët nuk është ende aty ku duan shqiptarët. Është e tmerrshem të humbasim dekada të tjera ende, duke ia kthyer ccelsat e drejtësisë Saliut, Ilirt, Monikës. Ata thonë që para 8 vjetësh ndodhi një aksident fitoi PS dhe Edi Rama. Sipas tyre populli bëri një gafë të madhe. Kjo tregon që ata nuk kanë nxjerrë mësime, por duan të kthehen për të na kthyer të gjithëve atje në momentin kur ndodhi aksidenti. Nuk është e rastit që atje vazhdon të mbretërojë Saliu. Ai aty do të jetë derisa të ketë ymër në atë parti. Luli më thotë pse merresh me mua. Por me kë të merrem. Luli aty është thjesht kukull. Ai është vënë përpara thjesht për idenë që kemi një dhëndërr të re. Ai trimi që gjuan me gurë atje dihet se Është Ilir. Ashtu sicc dihet shumë mirë pse i ati i gjinos kërkon Marigonë. Por marigoja është Shqipëria. Asgjë nuk ka për t’u bërë më placckë. Shqipëria sot ka hyrë në fazë të re. “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here