Deklarata e Ramës, reagon Ardit Çela: Një qeveri me politika të gabuara e kthen globalizmin në risk…

0
122

Kryesuesi i listës së LSI në Berat, Ardit Çela në një tryezë bashkëbisedimi në Kuçovë ka komentuar deklaratën e Ramës disa ditë më parë ku i bënte apel një sipërmarrëse të merrte punëtorë nga Bangladeshi, Afganistani apo India.

Çela thotë se një qeveri me politika të gabuara e kthen globalizmin në risk, kurse një qeveri që she potencionalet ekonomike të vendit e kthen globalizmin në oportunitet.

Ai thotë se s’ka asgjë me qytetarët e Bangladeshit, por LSI është e vendosur ta kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve.

 

 

‘’Do të ishim shumë të nderuar që të vijojmë bashkëpunimin nëse do të jemi në qeveri. Për të vijuar me mundësitë që do u jepen shqiptarëve për të punuar e jetuar këtu. Qeverisja përcakton nga shkon peshorja, një qeveri me politika të abuara e kthen globalizmin në risk, por një qeveri që sheh drejt potencionet ekonomike të zhvillimit, globalizmi kthehet në oportunitet.

S’kemi asgjë me qytetarët e Bangladeshit, por duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Shpresoj që të  vijojmë bashkëpunimin edhe pas 25 prillit. Që këto premtime t’i kthejmë në realitet me një axhendë të caktuar.’’- tha Ardit Çela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here