Marshimi i Fitores në Vlorë, Bujar Leskaj: Edhe 3 javë na ndajnë nga fitorja, Vlora në krye të ndryshimit

0
164

Drejtuesi politik i qarkut twe Vlores për Partinë Demokratike Bujar Leskaj, e ka quajtur marshimi i fitores aktivitetin e organizuar nga forumi rinor i partisë Demokratike dega Selenicë . Një pritje e jashtëzakonshme me një atmosferë që jep shpresën e madhe dhe garancinë e fitores së 25 prillit.

Qindra të rinj të Selenicës dhe Lumit të Vlorës, kanë zgjedhur një marshim simbolik nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias.
Në takim kanë marre pjesë kandidatët për deputet të qarkut, drejtuesi politik Bujar Leskaj, drejtues të degës së Selenicës dhe forumi rinor i Selenicës.
Bujar Leskaj ka thënë se është kjo rini, kjo frymë është grushti i madh që Sekti Rama do të marre në 25 prill.

Edhe për kandidatët për deputet të qarkut Vlorë, kjo pritje e të rinjve, është shenja se 25 prilli do te jetë dita e madhe e ndryshimit për Fitoren e Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here