“Gjoba Becchetti”/ Malaj: Duhet të veprojë ligji për ata që e dëmtojnë me 114 mln € taksapaguesin shqiptar

0
135

Ish-ministri i Financave Arben Malaj u shpreh se për shkak të veprimeve të marra pa përgjegjshmëri, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë rreth 114 milionë euro.

Në një intervistë për Ora News, Malaj tha se kjo është një shumë e konsiderueshme dhe ministri i Financave tha në publik se Becchetti nuk do të marrë asnjë kokërr leku, por ai do të marrë 114 milionë euro tashmë.

Malaj: Për shkak të veprimeve të marra pa përgjegjshmëri, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë rreth 114 milionë euro tashmë. Në këtë aspekt janë edhe kostot e avokaturës që ka marrë shteti shqiptar. Kjo është një goditje e madhe për buxhetin tonë si dhe për borxhin që trashëgohet nga një qeveri në tjetër. Në këtë rast diskutohet në teori pagesa e taksave nga qytetarët, sepse për një pagesë uji apa dritash, qytetarët shkojnë deri edhe në burg, atëherë vihet në dyshim përgjegjshmëria e qeverisjes së vendit dhe ekonomia ngurtësohen.

Kjo është një shumë e konsiderueshme dhe ministri i Financave tha në publik se Becchetti nuk do të marrë asnjë kokërr leku, por ai do të marrë 114 milionë euro tashmë. Ne po ecim në një drejtim të dështuar për vendin. Nëse merr mandatin për të qeverisur vendit dhe vetëm gjoba janë mbi 350 milionë euro. Në Kodin Civil janë të parashikuar gjobat edhe për gabimet e shtetarëve. Një shtetar mund ta dëmtojë shtetin me vetëdije dhe pavetëdije dhe në këtë rast ka qenë një abuzim me vetëdije si një abuzim me pushtetin.

Malaj shtoi se duhet të marrë fund kultura e mosdënimit e atij që ka shkelur ligjin, por duhet të veprojë ligji për ata që dëmtojë kaq rëndë taksapaguesit shqiptarë.

Malaj: Nëse një punonjës i thjeshtë dënohen apo një qytetar i thjeshtë për dritat apo ujin, me shifra simbolike, unë nuk  di se çfarë ndodh kur dikush me veprimin e tij i merr taksapaguesve të tij 114 milionë lekë, që është 1/5 e buxhetit të Bujqësisë në vend. Sigurisht që duhet nxjerrë një kosto se sa ndikon në shëndetësi e sektorë të tjerë kjo gjobë. Duhen marrë edhe gjobat e tjera apo vendimet e tjera që janë në Strasburg që mund të kenë fatin e njëjtë e më gjobën e fundit. Unë besoj se të paktën duhet të marrë fund kultura e mosdënimit e atij që ka shkelur ligjin. Nuk kemi pse e kthejmë në luftë politike, por duhet të veprojë ligji për ata që e dëmtojnë kaq rëndë taksapaguesin shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here