Cana tha se do të votojë PS, reagon Stresi: Patriot nga Gjakova, a e din që Edi Rama është miku më i ngushtë i Vuçiqit?

0
1137

 

Ditë më parë, futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, iu përgjigj një prej pyetjeve të fansave në Instagram, që kishte të bënte pikërisht për zgjedhjet.

Ai ishte shprehur se do ta votojë Partinë Socialiste, duke nënkuptuar që do të ishte i kënaqur me rizgjedhjen e Edi Ramës për kryeministër të vendit.

Ndërkohë, kundër këtij qëndrimi ka dalë Stresi, i cili njihet si fans i zjarrtë i Partisë Demokratike të Shqipëri. Stresi ka publikuar në InstaStory përgjigjen që Loriku ia kishte dhënë fansit, teksa ka me kritikë i është drejtuar futbollistit për bindjet e tij politike.

“Pse more Lorik??? Mos harro Liria Ka Vetem Nje Emer UÇK. Ti je patriot nga gjakova a e di se sa njerez jan te humbur ne gjakove nga lufta dhe sdihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Rames eshte takimet me Vucic? Ai qe skerkon falje per masakren e Kosoves. Gabim Lorik. A e di Edi Rama esht miku me i ngushte i Vucic k**ves. Kete e quani progres 25 takime mes vucic rames dhe shtetit grek?”, ka shkruar ai.

Por këtyre reagimeve të Stresit rreth qëndrimit të tij politik, Cana nuk i është kundërpërgjigjur

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here