Boll e mbytët, e shqepët, e rropët këtë milet, boll më!

0
130

Nga Dr. Lida Shosha

?Këtë gjyq nuk e nisi Shqipëria, as shqiptarët, por KM arrogant, i papërgjegjshëm, delirant.

?Përse duhet të penalizohen shqiptarët?

?Përse duhet të paguajmë një faturë maramendëse, ?kur ato lekë mund të investoheshin në shkolla, kopshte, spitale, azile, shtëpi femijësh, rrugë, ujë, infrastrukturë, transport, edukim, etj. apo për bukë e çati për qindra familje të uritura, që jetojnë mes skamjes migjeniane…. në çdo cep të ketij vendi.

?Këtë faturë duhet ta paguajë ai që e nisi, stisi dhe bitisi këtë çorbë, që ju përplas fytyrës si feçe diareike, se bota nuk të lë të shkelësh e shkatërosh tjetrin, sepse je sovrani, e ben ç’të doje palla me vatanë…

?Janë me mijëra njerëzit e këtij vendi, që punojnë ndershëm, paguajnë detyrime tatime, sigurime, taksa, ç’ti dojë qejfi qeveritarëve, që i rrisin jo me 1%, por 100% e s’pyesin kërkënd.

?Paguajmë, madje para se të bëjmë bilancet e tjera se shteti ka përparësi, të këput gjobë e madje të rras edhe në qeli për një faturë elektriku…..

?T’i gjejë ku të dojë, të shesë shtëpi , prona, pasuri dhe veten po mundi.

?Boll e mbytët, e shqepët, e rropët këtë milet, boll më!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here