Shehi-Ramës: Të rinjtë tanë nuk i këmbejmë me ata të Bangladeshit…

0
97

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, gjatë një takimi me të rinj në Tiranë i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë se të rinjtë shqiptarë nuk mund të zëvendësohen me ata të Bangladeshit.

Shehi iu referua thirrjes së ditëve të fundit të kryeministrit për të marrë punëtorë nga Bangladeshi. Aleati i demokratëve thekson se e vetmja alternativë që qeveria u ka dhënë të rinjve është largimi nga vendi.

“Objektivi ynë madhor do jetë rikthimi në atdhe i  të rinjve të shkolluar, të cilët aftësitë e fituara në profesionet e tyre do ti vënë në shërbim të vendit,” shprehet Shehi veç të tjerash.

Pjesë nga deklarata e Dashamir Shehit:

Zoti Rama të rinjtë tanë nuk i këmbejmë me të rinjtë e Bangladeshit !

Një të riu në Shqipëri i duhen 20 vite punë për të blerë një apartament në periferi të  kryeqytetit në zona si Astiri, apo Fresku, ndërsa brenda unazës të paktën 40 vite punë.

Këto shifra të çmendura që konkurojnë Parisin e Milanon, nuk vijnë për shkak se Tirana është një parajsë për të rinjtë, vijnë për shkak të korrupsionit dhe injektimit të parave të krimit kryesisht në ndërtim, ndërsa “viktimat’ kryesore të këtij fenomeni janë të rinjtë.

Largimi është e vetmja alternativë që Rilindja I ka ofruar rinisë këto 8 vite, ndërsa për punësimin e tyre në administratë I vetmi kriter ka qenë tesera e partisë.

Hemorragjia e largimit të rinisë është një fatkeqësi kombëtare, ndërkohë I kujtoj  Edi Ramës se kurrsesi nuk do lejojmë që bijtë e bijat tona ti këmbejmë me Bangladeshas, por po ke dëshirë shko ti e kandido për kryeministër në Bangladesh].

Ka ardhur koha ti japim fund eksodit të rinisë, e cila përballë dyerve të mbyllura nga militantizmi dhe pagave mizerabël në privat, zgjedh që pasi të shkollohet të niset jashtë vendit për një punë më të mirë, për një pagë e jetë dinjitozë.

Sot në zyrat e LZHK pata kënaqësinë të kisha një bashkëbisedim më të rinj e të reja dhe jam i surprizuar nga përgatitja e tyre dhe me shpresëplotë se ata po angazhohen që me 25 prill, votën e tyre ata do ta përdorin për përfaqësim real e dinjitoz.

Objektivi ynë madhor do jetë rikthimi në atdhe i  të rinjve të shkolluar, të cilët aftësitë e fituara në profesionet e tyre do ti vënë në shërbim të vendit.

Rinia është aseti jonë më i madh dhe fatin e atyre nuk do ta lëmë në dorë të politikanëve që nuk u ka dalë ende shpirti nga autokracia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here