Denoncim nga Këlliçi: Drejtori i zjarrfiksëve po ndan para për të blerë vota në Kombinat…

0
175

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për zonën e Kombinatit Belind Këlliçi ka denoncuar skandalin e radhë të punonjësve shtetërorë që janë përfshirë në fushatën e Rilindjes duke ndarë ndihma apo para në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm.

“Po marr dhjetra ankesa nga qytetarë, për përfshirjen e drejtorit të PMNZSH Zjarrfikëse Shkëlqim Goxhaj, në shpërndarje parash në zonën e pallateve Çabej”, shkruan Këlliçi në një postim në faqen e tij ne facebook, Ai i bën thirrje këtij personi që, “të respektojë uniformën e shtetit dhe të mos shfrytëzojë funksionin publik që ka, për interes partiak”.

Ja postimi i plotë:

Po marr dhjetra ankesa nga qytetarë, për përfshirjen e drejtorit të PMNZSH Zjarrfikëse Shkëlqim Goxhaj, në shpërndarje parash në zonën e pallateve Çabej.

I bëj thirrje Z. Goxhaj të respektojë uniformën e shtetit dhe të mos shfrytëzojë funksionin publik që ka, për interes partiak.

Pas 25 prillit, Shkëlqim Goxhaj dhe cilido zyrtar tjetër që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe që shfrytëzon funksionet publike për qëllime elektorale, do të përballet me forcën më të madhe të ligjit.

Jua njohim fytyrat dhe veprat. Nuk ju harrojmë!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here