Spahiu: Propaganda që po ndodh sot me teorinë “vaksina të mundësuara nga Partia Socialiste” nuk ka ndodhur as në diktaturë

0
129

 

Shumë vite më parë, kur isha i mitur jam vaksinuar si të gjithë shqiptarët e tjerë.

As Partia e Punës nuk më ka thënë që e kisha jetën prej saj e as prindërit e mi nuk ndjenë nevojën për të falenderuar Partinë që na bënte vaksinat.

Propaganda që po ndodh sot me teorinë “vaksina të mundësuara nga Partia Socialiste” nuk ka ndodhur as në diktaturë.

Jemi në mes të një pandemie, asnjë qeveri në botë përveç kësaj tonës nuk mburret dhe nuk kërkon mandat qeverisës se ka vaksinuar njerëzit.

Kjo, sepse vaksinimi është detyrë funksionale e shtetit ndaj qytetarit, jo nder i madh e i pashëmbullt që e ofroka Partia.

KM bën mirë ta ndërpresë këtë fushatë të turpshme që tall inteligjencën e shqiptarëve.

Por, nëse nuk e ndërpret, do të marrë vesh më 25 prill se jetën shqiptarit nuk ja jep Partia, por prindërit dhe Zoti.

#ShqiperiaShtepiaJuaj ??
#Voto6LSI ?
#VotoPerparimSpahiu5

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here