Përçmimi i fermerëve dhe njerëzve të thjeshtë nga kryeministri, Duka akuza të forta Ramës: Prova më rrënqethëse…

0
90

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agon Duka, i dyti në listën e koalicionit PD-AN, në qarkun e Durrësit, hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kreu i qeverisë, në mbështetje të ardhjes së punëtorëve nga Bangladeshi duke injoruar punëtorët shqiptarë,

Duka shprehet se Rama nuk mund ta mbulojë dot tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, po kështu edhe braktisjen e fshatit.

Prova më rrënqethëse e modelit të disa rilindasve hajdutë, thotë Duka është përçmimi i shqiptarëve punëtorë, njerëz fisnik dhe sundues e tyë suksesshëm kudo në botë e në çdo sfidë.

Duka gjithashtu shpreh mirënjohjen për qindra mijëra fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, agrobiznesit dhe agroturizmit, që edhe pse të braktisur nga Krye-Rilindasi, mbijetojnë duke punuar dhe sakrifikuar gjithçka për të mirë-arsimuar fëmijët e tyre, për të paguar kostot e rënda të sëmundjeve dhe të ruajtjes së shëndetin.

DEKLARATA

Rama nuk e mbulon dot më tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, braktisjen e fshatit. Përçmimi i shqiptarëve punëtorë, njerëz fisnik, sfidues dhe të suksesshëm kudo në botë dhe në çdo sfidë, veç në Shqipëri ka mundësi pune vetëm për politikanët e korruptuar dhe të kapur nga krimi dhe oligarkët që vrasin dhe shtypin çdo iniciativë të lirë, është prova rrënqethëse e modelit të disa rilindasve hajdutë.

Mirënjohje qindra mijëra fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, agrobiznesit dhe agroturizmit, që edhe pse të braktisur nga Krye-Rilindasi, mbijetojnë duke punuar dhe sakrifikuar gjithçka për të mirë-arsimuar fëmijët e tyre, për të paguar kostot e rënda të sëmundjeve dhe të ruajtjes së shëndetin. Rilindasit e pangopur dhanë gjatë 8 viteve vetëm 57 qindarka financime nga buxheti për bujqësinë nga 100 lekë të prodhimit të brendshëm bruto/GDP-së.

Edhe rritja e mbështetjes së BE nuk shkon në rritjen e buxhetit për zhvillimin e qëndrueshëm rural por për të mbushur gropat e zeza të taksave të vjedhura dhe gjobave marramendëse nga gjykatat ndërkombëtare.

PAA reagon kundër përçmimit publik të Ramës si e vetmja mënyrë për të mbuluar me tepsinë e bërë shoshë diellin e shpresën kundër errësirës keq-qeverisëse 8 vjeçare

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here