‘Këto zgjedhje janë për ne’/ Këlliçi: Koha që Rama të jetojë me aq para sa u jep pensionistëve

0
108
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar takimet me të rinjtë në zonën e Kasharit, ku ka theksuar se këto zgjedhje janë së pari për  të rinjtë, prandaj do të dalin masivisht për të votuar.

Sipas Këlliçit, është koha që Rama të dali në pension dhe të jetojë me aq para sa u jep pensionistëve.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Gjithmonë kënaqësi një kafe me të rinjtë e Kasharit. Na bashkon mosha dhe dëshira për ndryshim.

Këto zgjedhje janë së pari për ne të rinjtë, prandaj do të dalim masivisht për të votuar, që Shqipëria të jetë vendi ku ëndrrat nuk vrihen.

Kryeministri i shtyu drejt largimit, herë me panaire punësh jashtë vendit, e herë duke i quajtur dembelë e joprofesionistë.

Rama nuk i hyn më në punë as PS. Erion Veliaj e di i pari.

Koha të jetojë me pension vendi. Me aq para sa u jep pensionistëve.

Ndryshimi vjen me të rinjtë.

Rinia voton! Shqipëria fiton!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here