Tiranasi që u fut në ambasadën franceze më 2 korrik 1990. Publikohen për herë të parë 16 foto të 31 viteve më parë

0
2

Ikja nga Shqipëria në këto kohë është plaga më e rëndë e kombit. Por Ethem Aga ka bërë të kundërtën. 22-vjeçari nga Tirana që më 2 korrik u fut në ambasadën francese në kryeqytet kthehet pas 30 vjetësh jo thjesht për të jetuar por tu bërë pjesë e politikës duke qenë kandidat për deputet në parlament. Si pjesë e listës së PD ai është kandiadat në qarkun e Tiranës.

Aga ka qenë mbrëmë i ftuar në emsionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 dhe jo vetëm tregoi historinë e tij të rrallë por ka vënë në dispozicion të emisionit një set fotografish nga ambasada franceze më 2 korrik 1990 që nuk jan bërë asnjëherë publike më parë. Janë 16 foto që në fakt përbëjnë historinë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe që cilësohet si grushti parë i fortë që mori regjimi komunist në atë kohë.

Aty duken rreth 40 shqiptarë që u futën në ambjentet e ambsadës francese, godinë e të cilës është ende edhe sot në të njëjtin vend në rrugën Skënderbeg në Tiranë. Të rinj dhe të reja që sfiduan shtetin diktatorial dhe u futën atje duke kërkuar strehim politik. Aga tregoi historinë e jetës së tij e lidhur me këto fotografi në shumicën e të cilëve ka shquar veten. Aga sapo ishte diplomuar në Institutin Bujqësor në Kamëz si agronom dhe vinet nga një familje e persekutuar nga ai regjim. Pasi shkoi në Francë ai konvertoi diplomën duke vijaur edhe studime të tjera dhe u diplomua atje si inxhinier dhe më pas u angazhua me disa biznese duke arritur sukses. Më poshtë po publikohen fotot nga ai moment historik.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here