Vaksinat BioNTech-Pfizer 100 % efektive tek moshat 12 -15 vjeç

0
92

Vaksinat BioNTech dhe Pfizer kundër koronavirusit janë 100 për qind efektive te moshat 12 deri në 15 vjeç. Në këtë përfundim kanë dalë së fundmi kompanitë e prodhimit. Sipas testimeve të kryera, provat e fazës së tretë tek 2,260 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara “treguan 100 për qind efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të kompanive.

“Ne kemi në plan t’i paraqesim këto të dhëna tek rregullatorët, me shpresën për të filluar vaksinimin e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit tjetër shkollor “, tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Rezultatet që tregojnë mbrojtje të lartë për adoleshentët ishin “shumë inkurajuese duke pasur parasysh tendencat që kemi parë javët e fundit në lidhje me përhapjen e variantit britanik të koronavirusit” shton shefi ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech.

Vaksina e BioNTech/Pfizer ishte e para që u miratua për përdorim në Perëndim. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar përdorimin për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Miliona persona janë imunizuar me këtë vaksinë në më shumë se 65 vende të botës. BioNTech dhe Pfizer javën e kaluar filluan studimet për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here