Reagon ashpër Bushati: Rama barazoi shkodranët me punëtorët e Bangladeshit, nuk njeh turp as marre

0
159

Kandidatit për deputet i PD në Shkodër, Helidon Bushati me anë te një postim në facebook,  shkruan se Rama sot hoqi edhe shenjën e barazisë mes shkodranëve dhe disa punëtorëve nga Bangladeshi që punokan në një fasoneri.

Sipas Bushatit, përparësia e Ramës ka qenë dhe është boshatisja e Shkodrës.

Postimi i plote

Rama sot hoqi edhe shenjën e barazisë mes shkodranëve dhe disa punëtorëve nga Bangladeshi që punokan në një fasoneri.
Përparësia e tij ka qënë dhe është boshatisja e Shkodrës. Kjo është e vetmja ofertë për shkodranët.
Si mund të ketë një person kaq shumë urrejtje dhe vrer ndaj një qyteti dhe populli që nuk e meriton ta ketë kryeministër?
Nuk njeh turp, nuk njeh marre!
Gjuha e urrejtjes është gjuhë që nuk i takon Shkodrës. Është gjuhë që shkodranët nuk dinë ta flasin dhe është gjuhë që shkodranëve nuk mund t’ua flasësh.
Ai këtë e di, por tanimë këtë nuk ia fsheh as ndërgjegja.
E vuan dhe do ta vuajë deri me 25 Prill injorimin që i kanë bërë shkodranët.
Sado të mundohet, ai kurrë nuk mund ta ofendojë një qytet që nuk pajtohet me të keqen. Sepse Shkodra dhe Edi Rama nuk flasin të njëjtën gjuhë.
Po ikën ashtu siç erdhi, me urretje, ndasi dhe përbuzje.
Sot Shkodrën dhe shkodranët i thërret historia që të jenë Zot në shtëpinë e vet!

https://www.facebook.com/bushatihelidon/posts/126467589488831

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here