Kërcënimi i Ramës për ndërprerjen e vaksinimit pas fitores së opozitës më 25 Prill, Baçi: Në tetë vite përdori Shqipërinë tonë si një pronë private

0
80

 

Koment nga Agim Baçi

“I turpshëm kërcënimi dhe spekulimi që bën kryeministri Rama lidhur me ndërprerjen e vaksinimit pas fitores së opozitës më 25 Prill. Duke mos e fshehur më nervozizmin dhe frikën nga humbja, Rama, që nuk ka asnjë program përveç blerjes së votës, po kalon në krijimin e klimës së hapur të urrejtjes mes shqiptarëve.

E ka përdorur këtë kërcënim edhe me planin e rindërtimit, duke kërcënuar shqiptarët me shtëpitë. Ai po sillet kështu hapur siç ka bërë në tetë vite si kryeministër, duke e përdorur Shqipërinë tonë si një pronë private. Sepse vetëm një njeri që mendon se paratë e shtetit janë dhe të tijat, personale, mund të thotë kaq hapur se do ndërpritet rindërtimi apo vaksinimi.

Kjo rrëshqitje në mënyrë të hapur në krijimin e urrejtjes dhe dizinformim e publikut duhet të ishin objekt i hetimit nga drejtësia, pasi ai duhet të akuzohet për përhapje paniku dhe kërcënim, përveçse edhe abuzim me paratë e buxhetit të shtetit për reklama partiake me vaksinat. Megjithatë, vota masive për ta ndëshkuar më 25 Prilll është ajo që mund të përmbledhë nisjen e hetimit për të gjitha shkeljet dhe talljet që ka bërë Rama në këto tetë vite në pushtet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here