Shemsi Prençi: Ekipi me të cilin garon Rama është si thes me plehra, ku gjen kriminelë, trafikantë, drogaxhinj dhe oligarkë

0
169

Kandidati i LSI-së në Durrës, Shemsi Prençi shprehet se beteja politike në  këtë qark do të jetë një humbje spektakolare për kryeministrin Edi Rama. Prençi deklaron se as vetë socialistët në këtë qark nuk janë të motivuar për të votuar PS dhe Rilindjen.

“Do të sfidojmë Edvin Ramën në Durrës. Durrësi ka mbi 130 mijë votues të ardhur nga veriu i Shqipërisë dhe Rama i ka lënë në mjerim të plotë, pa infrastrukturë, pa kanale kulluese e ku pas çdo shiu përmbyten shtëpitë në Kënetë, Sukth, Shijak, Xhafzotaj e kudo në qarkun e Durrësit. Rama i don të ardhurit në qarkun e Durrësit të ju marrë votat për të ruajtur pushtetin, por asnjërin prej tyre nuk i jep detyrë ne pushtet. Qeveria Rama përfaqëson vetëm tre qarqe të Shqipërisë, ndërsa në qarqet e tjera vetëm kërkon vota.  Asnjë socialistë në këto qarqe nuk është i motivuar të votojë Ramën e Rilindjen..!”,- shkruan Prençi.

Kandidati i LSI thotë se Edi Rama nuk ka ekip kandidatësh që përfaqësojnë qytetarët, por njerëz që janë përfaqësues të krimit dhe veseve më të këqija të shoqërisë.

“Ekipi me të cilin garon Rama është si thes me plehra dhe sa herë fut dorën Rama kandidatët i dalin:

ca të lagur.!

– ca të shpuar.!

– ca të krymbur.!

– ca të kalbur.!

– ca kriminelë!

– ca trafikantë!

– ca drogaxhinjë!

– ca oligarkë e autor të hemorragjish financiare të shtetit Shqiptar..!

– ca prostituta të politikës etj.!

Rama nuk ndahet dot nga këto kategori e ndaj ambasadorja e ShBA-s Kim jep alarmin çdo ditë …! Populli dhe sidomos socialistët e zhgënjyer do ti japin CoRamaVirusit humbjen më të thellë me 25 Prill..”,- deklaron Shemsi Prençi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here